Disa nga heronjtë që i ekzekutoi ky soj i kriminelëve

Kosova

Disa nga heronjtë që i ekzekutoi ky soj i kriminelëve

Më: 19 shkurt 2013 Në ora: 19:23

Dhe, tani dora e zgjatur e Serbisë, don ta vrasë edhe njëherë për së vdekuri Ahmet Krasniqin.

Sa i përket "këshillave" të kalemxhinjve kriminelë, veglave primitive që ua shitën shpirtin hajnave dhe kriminelëve të Kosovës, për t’i lëpirë ca eshtra që ua hedhin si qenve batallë, se "njeriu nuk duhet të tallet me fjalën publike, por duhet të mendojë mirë se çka flet, çka shkruan, e çka shpif", mund të ju them me plot bindjen time se deri tash, në këtë ditë të bardhë, kam pasur kujdes ta them vetëm të vërtetën. Asnjë shkrim dhe asnjë fjalë nuk e kam shkruar kuturu, shkel e shko, por vetëm në bazë të fakteve dhe të dhënave të sigurta për ngjarjet dhe personat që kanë qenë objekt i shkrimeve të mia. Deri tash, vetëm dy njerëzve iu kam hyrë në hak. Pse dhe qysh ju kam hyrë në hak, e kam shpjeguar në ballinën e ueb-faqes sime në internet. Deri më sot, çka i kam thënë para 15 vjetëve e deri në ditën e sotme, kanë dalur plotësisht të sakta dhe të vërteta. Sa i përket këshillës suaj kriminel të mjerë, kalemxhinj të shitur, se duhet të kem kujdes se "çka shpif", atë këshillë rune për vete. Unë nuk jam marrë kurrë me gënjeshtra dhe me shpifje, dhe as që do të merrem ndonjëherë. Për këtë e kam dëshmitar opinionin publik. Po juve si nuk ju vjen turp, të paraqiteni para opinionit publik me gënjeshtra dhe shpifje aq debile dhe skandaloze, sa që mendja e njeriut nuk e kap.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat