Gjilan, në zonën ku shpejtësia e lejuar është 60 km/h voziti 121 km/h, i merret patentë shoferi për 3 muaj

Kosova

Gjilan, në zonën ku shpejtësia e lejuar është 60 km/h voziti 121 km/h, i merret patentë shoferi për 3 muaj

Më: 31 janar 2024 Në ora: 21:45
Ilustrim

Njësiti rajonal i trafikut rrugor në Gjilan në pikën e kontrollit të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë ka ndaluar një shofer, i cili ka bërë tejkalim të shpejtësisë.

Sipas Policisë, në zonën e kufizimit 60 km/h shoferi është hasur duke drejtuar automjetin me shpejtësi 121 km/h.

Policia i ka shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 300 euro, dhe 3 muaj masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilanu bën thirrje vozitësve që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat