KEK-u nuk sprapset, konsumatorët sërish në protestë

Kosova

KEK-u nuk sprapset, konsumatorët sërish në protestë

Më: 21 shkurt 2013 Në ora: 18:00

Një pjesë e konsumatorëve të pakënaqur me fryrjen e faturave për energjinë elektrike në muajin janar nga ana e KEK-ut, si dhe për mosndërmarrjen e masave përkatëse, ka paralajmëruar dhe ftuar për protestë të re më 25 shkurt të këtij viti. “Ne konsumatorët e organizuar të KEK-ut, të irrituar me mosreagimin institucional ndaj hajnive të dukshme në faturimin e energjisë elektrike në muajin janar, me mungesën e dhënies së përgjegjësisë nga zyrtarë të KEK-ut dhe të Qeverisë së Kosovës për keqtrajtim të konsumatorëve, me mos ndëshkimin e asnjë zyrtari përgjegjës për këtë tentim hajnie të kapur në flagrancë, me shpërfilljen institucionale për rishikimin e politikave tarifore të energjisë elektrike që rezultuan me faturat më të shtrenjta në rajon për konsumatorët kosovar, me shpërfilljen e premtimit të dhënë publikisht nga ministri për Zhvillim Ekonomik, drejtori i KEK-ut dhe ZRRE-ja, që konsumatoret nuk do të penalizohen bazuar në faturat të janarit, me aksionin e fundit të KEK-ut për shkyçjen e konsumatorëve të shumtë, thërrasim të gjithë qytetarët e Kosovës që me 25 shkurt, të hënën, me fillim prej orës 12:00 të bashkëngjiten në protestë kundër hajnisë. Protesta do të mbahet para ndërtesës qendrore të KEK-ut, prapa Katedrales”, thuhet në njoftimin për medie të konsumatorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat