Plaçitësi i NLB-së një agjent i SHIK-ut!

Kosova

Plaçitësi i NLB-së një agjent i SHIK-ut!

Më: 21 shkurt 2013 Në ora: 19:09

(I plotësuar) - Njëri prej plaçkitësve që sipas medieve të Kosovës u tha se ishte zyrtar i lartë i qeverisë së Kosovës, sipas burimeve mediale duket të jetë një zyrtar apo agjent i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, me këtë më nuk mbetet asnjë institucion i pa skandalizuar.

Plaçkitës i NLB Bank edhe një zyrtar i lartë

Policia e Kosovës deklaroi se ka arrestuar tre të dyshuar në lidhje me plaçkitjen Bankës NLB në Prishtinë.

Dje është raportuar se NLB qe plaçkitur në vlerë prej 13 mijë eurove.

Sipas disa mediave bëhet e ditur se, njëri nga të arrestuarit është me inicialet K.I. zyrtar i lartë në institucione të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani nuk pohuar dhe as mohuar në lidhje me të dyshuarin, përderisa ka konfirmuar se zbardhja e rastit është duke shkuar në drejtim të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat