“500 euro për binjakë e 1000 për trenjakë”, Shtimja do t’i subvencionojë nënat lehona

Kosova

“500 euro për binjakë e 1000 për trenjakë”, Shtimja do t’i subvencionojë nënat lehona

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 16:09
Ilustrim

Komuna e Shtimes ka njoftuar se ka vendosur të subvencionojë nënat lehona për fëmijët e lindur këtë vit.

Siç bëhet e ditur, çdo çifti që u lind fëmija i parë ata do të marrin për të 100 euro nga Komuna, për fëmijën e dytë 150 euro, ndërsa për të tretin 200 euro.

Poashtu, Komuna thekson se për binjakët ndan 500 euro, ndërsa për trinjakët 1000 euro.

Njoftimi i plotë:

KOMUNA E SHTIMES SUBVENCIONON NËNAT LEHONA PËR FËMIJËT E LINDUR NË KËTË VIT

Shtime, 1 shkurt 2024 – Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Shtimes, ndër të tjera është votuar edhe Propozim-Vendimi për ndarjen e subvencioneve për nënat lehona për fëmijët e lindur në vitin 2024.

Qemajl Aliu, kryetar i Komunës së Shtimes bëri të ditur se që tani e tutje, çdo çifti që u lind fëmija i parë do t’i përfitojnë 100 euro shtesë, për fëmijën e dytë 150 euro, për të tretin 200, ndërsa për binjakët 500, e trenjakët 1.000 euro.

“Pasi e kemi iniciuar për herë të parë në Komunën e Shtimes praktikën e mbështetjes së nënave lehona, jam i lumtur që u votua në kuvend propozimi ynë për rritjen dhe përshkallëzimin e vlerës së përkrahjes financiare”, tha Aliu, duke shtuar se qeverisja e mirë po dëshmohet në përditshmëri me masat ndihmuese për të gjitha kategoritë shoqërore, kësisoj duke ndikuar drejtpërsëdrejti në ngritjen e mirëqenies për të gjitha familjet në komunën Shtimes.

“Paçim sa më shumë raste të dhënies së mjeteve financiare nga kjo masë”, tha kryetari Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat