Selimi: Bujar Bukoshi na kërkoi të rreshtohemi kundër Rugovës

Lajme

Selimi: Bujar Bukoshi na kërkoi të rreshtohemi kundër Rugovës

Më: 23 shkurt 2013 Në ora: 21:33

Njëri prej ish-komandantëve më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka thënë se në kohën e luftës së Kosovës, është takuar më dy ish –kryeministrat e atëhershëm shqiptarë, me kryeministrin në egzil Bujar Bukoshin dhe Fatos Nanon.
Selimi ka thënë se takimin e ka realizuar së bashku me ish drejtuesin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin, me arsyen për të kërkuar mbështetje nga të dy kryeministrat.
Selimi tha par KTV-në se, takimet me ish kryeministrat ishin realizuar veç e veç.
“Nga Fatos Nano kemi kërkuar mbështeten e Shqipërisë për UÇK-në. Nga Bujar Bukoshi kemi kërkuar që të na mbështetë me fondin e 3%. Ne, nuk kemi kërkuar para, por mbështetje. Me duhet të them se ajo mbështetjeje zyrtarisht nuk na ka ardhur asnjëherë”.
Selimi tha se, Bukoshi, ka pasur tri kërkesa në takim. “Bukoshi ka kërkuar tri gjëra nga ne, por ne, nuk i kemi pranuar. Ka kërkuar që të rreshtohemi në luftën politike kundër Ibrahim Rugovës. Ne i kemi thënë se jemi në lufte me Serbinë, jo me Rugoven. Na ka kërkuar që të ndërpresim luftën, që të tërhiqemi në Tiranë, e që me njësit tona të konsolidohemi atje. Dhe kërkesa e tretë ka qenë, së ne të pranojm mjete financiare, që të na i jep në mënyrë private dhe jo ti jepen Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së zyrtarisht”.
Ndërkohë nga takimi më Fatos Nanon, Selimi ka evokuar kujtime mbresëlënëse. “Takimi me Nanon ka zgjat më shkurt që kam menduar. Di që na kë thënë këtë : Unë si kryeministër i Kombit shqiptar, jam në luftë” .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat