Demolli: EULEX-i ka prova të mjaftueshme ta ndriçojë vrasjen e Xhemail Mustafës

Kosova

Demolli: EULEX-i ka prova të mjaftueshme ta ndriçojë vrasjen e Xhemail Mustafës

Më: 24 shkurt 2013 Në ora: 19:00

Demolli: LDK-ja qoftë si parti opozitare, qoftë si parti në pushtet nuk do t’i harrojë kurrën e kurrës veprimtarët e saj të devotshëm, si Haki Ymeri, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Smajl Hajdaraj, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Ukë Bytyqi si dhe shumë të tjerë (iu kërkoj ndjesë familjeve të aktivistëve të vrarë të LDK-së, që nuk po i theksoj emrat e të gjithëve), të cilët u vranë në rrethana të dyshimta, pikërisht për shkak të aktivitetit dhe bindjeve të tyre politike. Është e ditur se kohëve të fundit zyrtarët e EULEX-it kanë filluar të zhvillojnë hetimet lidhur me vrasjen e z. Xhemajl Mustafa, ndonëse hetimet janë duke u stërzgjatur, unë jam thellësisht i bindur, se EULEX-i disponon me prova të mjaftueshme për të zbuluar dhe ndriçuar vrasjen e z. Mustafa, si dhe për të ndëshkuar kryerësit e saj. Besoj se, ky do të jetë njëri prej rasteve të para të ndriçuara të vrasjeve të këtij lloji, dhe i cili do të pasohet më ndriçimin e vrasjeve të tjera të veprimtarëve të LDK-së. Të gjithë ata të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe sidomos ata që kanë ekzekutuar vrasjet e veprimtarëve të LDK-së, me gjasë kanë qenë shumë naiv apo thjesht thënë, kanë qenë të verbëruar nga lakmia për pushtet dhe kanë menduar, se mund të kryhen vrasje në fillim të shekullit XXI, në midis të Europës (lexo në Kosovë) ku kanë vepruar dhe veprojnë me dhjetëra shërbime inteligjente të vendeve më të zhvilluara të botës, të cilat përdorin teknologjinë dhe sistemet më të sofistikuara që njeh njerëzimi për sigurimin e provave dhe të mbesin pa u zbuluar dhe ndëshkuar, “drejtësia vonon por gjithmonë fiton”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat