Politikanët e PDK-së, rrahin policët

Lajme

Politikanët e PDK-së, rrahin policët

Më: 24 shkurt 2013 Në ora: 19:08

Jo vetëm se vjedhin lekët e shtetit të Kosovës. Por së fundi politikanë banditë të PDK-së, që dikur ishin varfanjakë e sot janë milionerë, kanë nis një tendencë të re të shfaqjes si “Maliq” për të bërë ligjin vet. I tregojnë muskujt dhe grushtojnë policinë e shtetit. Gjithnjë e më shumë policia jonë është e rrezikuar në veri nga serbët. Së fundi policët janë vënë në rrezik edhe nga banditë qeveritar, e politikan të Kosovës. “Maliqi” shfaq muskujt, polici rrudh krahët dhe i frikësuar ik.
POLITIKANË BANDIT TË PDK-SË. Janë kategoria që kanë filluar publikisht ta bëjnë antiligjin dhe sundojnë Kosovën. Janë qeveritarë, deputetët, kryetarë komunash që janë të fortët lokalë, ish komandantë lufte, kryepolicë, eksponentë të partive kryesisht në pushtet. Këto ditë bajrakun mbajnë: Kilajt e Malishevës, Grabovcët e PDK-së, Sokol Bashota i Klinës, por edhe vet Bajram Rexhepi ministri i PDK-së. Këta bëjnë antiligjin për të realizuar interesat personale. I kërcënojnë e i grushtojnë policët, gazetarët dhe mediet.
Më 19 shkurt 2013, vëllai i kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, Fatmir Kilaj sulmon policët. Vëllai i kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, Fatmir Kilaj e ka detyruar një polic që ta nxjerrë revolen dhe t’ia drejtojë në ballë për ta mbrojtur kolegen e tij. Një burim nga Policia ka treguar se Fatmir Kilaj është ndaluar për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, nga një patrullë e përbërë prej dy zyrtarëve policorë të trafikut, Misin Krasniqi dhe Elvira Motovic...


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat