Qytetarët do të rimburësohen nëse i kthejnë shishet e qelqit, plastikës dhe kënaçet

Kosova

Qytetarët do të rimburësohen nëse i kthejnë shishet e qelqit, plastikës dhe kënaçet

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 16:58
Ilustrim

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se në Kosovë së shpejti do të aplikohet Sistemi i Rimbursimit të Depozitave në Kosovë.

Tashmë kemi hapur zyrtarisht thirrjen për Administrator të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave (SRD-së)”, ka njoftuar ministri, duke shtuar se të interesuarit mund të aplikojnë.

Aliu ka njoftuar se Sistemi i Rimbursimit të Depozitave do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit.

Ky sistem njëherit është një mekanizëm ku konsumatorët paguajnë një depozitë për produkte si shishe plastike apo të tjera dhe pastaj e marrin këtë depozitë përsëri kur e kthejnë produktin e zbrazët”, ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat