Heshtja e Vetëvendosje dhe opozitës për bisedimet!

Kosova

Heshtja e Vetëvendosje dhe opozitës për bisedimet!

Më: 27 shkurt 2013 Në ora: 19:05

Nuk është duke heshtur vetëm AAK-ja, e cila ka kohë që është deklaruar apriori për marrëveshjet me Serbinë. Kjo ka ndodhur qysh kur Ramush Haradinaj u lirua nga Haga. Por, në heshtje të thellë dhe në kundërshtim me parimet e saj ka rënë edhe LDK, e cila përveçse që është informuar nga kryeministri Hashim Thaçi, nuk po tregon relacione kundërvënëse ndaj propozimeve të Qeverisë së Kosovës, dhe zotimeve që kishte dhënë më herët. Ndërsa, ajo që është më habitëse, është heshtja e Vetëvendosjes. Ajo po vazhdon të heshtë në një situatë shumë më delikate se sa në reagimet e saj të bujshme shumë kohë më parë. Nuk e dimë nëse Vetëvendosje është lodhur, nëse ajo nuk ka më energji për lidership, apo nëse ajo nuk e ka pasur për qëllim real pengimin e një vendimmarrje negative për shqiptarët. Ndoshta ajo edhe tani më ka një presion maksimal nga ‘jashtë’ , por që ne nuk e dimë këtë. Ndërsa, kundërshtimi i saj sikurse edhe i LDK-së është kthyer në kundërshtim sporadik dhe varësisht nëse dikush nga zyrtarët e saj i thërret dikush nga mediat...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat