Nënshkruhet memorandumi, 5 milionë euro për rregullimin e shtratit të lumit "Shtimjana”

Kosova

Nënshkruhet memorandumi, 5 milionë euro për rregullimin e shtratit të lumit "Shtimjana”

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 19:09
Foto nga takimi

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu ka thënë se me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu sot kanë nënshkruar Memorandumin për rregullimin e shtratit të lumit "Shtimjana".

Aliu ka shkruar në Facebook se vlera e këtij projekti kap shumën e 5 milionë eurove.

“Super projekti 5 milonësh për rregullimin e shtratit të “Lumit Shtimjana” po realizohet.

Me Ministrin Aliu, sot patëm kënaqësinë të nënshkruajmë Memorandumin për rregullimin e shtratit të "Lumit Shtimjana". Gjithashtu, pamë nga afër hapësirat e gjatësisë së lumit ku do të kryhen punimet e këtij superinvestimi”, ka shkruar Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat