Ndërmjet jetës dhe vdekjes

Kosova

Ndërmjet jetës dhe vdekjes

Më: 2 mars 2013 Në ora: 19:47

Necë, Gjakovë - Pas një udhëtimi prej rreth 100 kilometrave nga Prishtina, arrijmë në fshatin Nec të Gjakovës, njëri prej fshatrave kufitare me Shqipërinë.
Shumë nga dyert e oborreve të shtëpive gjenden të hapura. Njerëz nuk shihen thuaja asgjëkundi. Pasi e kalojmë thuaja fshatin e takojmë një punëtor fushe. Ndalojmë ta pyesim për shtëpinë e Berishajve, të cilën e kaploi tragjedia pak ditë më parë, së bashku me disa familje të tjera në Zvicër.
Burri rreth të 50-ve na e tregon shtëpinë, duke shtuar se në shtëpinë në fund është shtëpia ku presin ngushëllime për gra, ndërsa në faqen tjetër të malit, rrëzë pyllit, gjendet oda ku po i presin për ngushëllime meshkujt, dhe thotë se në ora 11.00 e kanë sjellë edhe trupin e pa jetë të Viktor Berishës.

Shqiptarët tradicionalisht janë udhëhequr nga një kod i trashëguar me shekuj, i cili quhet Kanuni i Lekë Dukagjinit ose Kanuni i Lekës. Studiuesit së fundi pajtohen se kodi nuk vjen nga mesjeta e vonë, kohë së cilës i referohen bashkëluftëtarit të Skënderbeut, princit Lekë Dukagjini, por i referohen si kodi i Aleksandrit të Madh. Kodi ka pak më shumë gjurmë të traditës kristiane dhe thuaja aspak të asaj islame, pra kryesisht kod i formuar nga vetë etnia shqiptare dhe paraardhësit e tyre iliro-pellazg.

Në fillim të viteve të 90’-ta shqiptarët kishin ndërmarrë një aksion të gjerë të pajtimit të gjaqeve dhe që atëherë numri i hakmarrjeve ka rënë thuajse plotësisht. Aksioni kishte për qëllim arritjen e unitetit ndërmjet shqiptarëve, lider të pajtimit ishin Presidenti Ibrahim Rugova dhe intelektuali Anton Çetta.

Ende nuk dihen motivet që quan në vrasje tragjike në Lucern të Zvicrës, por familjarët janë të bindur se Viktori nuk kishte tipare kriminele. Sipas kodit tradicional shqiptar, burri nuk mund të fyhet, të poshtërohet apo të gjunjëzohet.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat