Pacolli shijon ndeshjen Real - Barcelona nga hoteli i tij superluksoz

Kosova

Pacolli shijon ndeshjen Real - Barcelona nga hoteli i tij superluksoz

Më: 2 mars 2013 Në ora: 20:05

Bexhet Pacolli ka gjetur kohë për të shijuar superndeshjen Real - Barcelona dhe sigurisht ka shfrytëzuar rastin për ti bërë një promo edhe hotelit të cilin e ka në pronësi, lajmin e hodhi në Facebook përmes një postimi në profilin e tij personal dhe bashkë me foto përcolli edhe përshtypjet e tija për ndeshjen.

"Të dashur miq
Sot mu krijua mundësia që të shoh ndeshjen Real Madrid –Barcelona. Një ndeshje vërtet e bukur futbolli nga dy ekipe fantastike. Reali I Madridit fitoi, megjithatë Barcelona vazhdon të jetë ekip gjithashtu I jashtëzakonshëm me futbollistë shumë të talentuar në ekipin e vet.
Gjithashtu, dua të ndajë me ju edhe një ngjarje me rëndësi që ndodhi vetëm pak ditë më parë.
Hoteli Swiss Diamond në Lugano, për tri ditë me radhë(26-27 dhe 28 shkurt), ka qenë nikoqir i grupit koordinues të FIFA-s, duke përfshirë udhëheqësinë më të lartë të kësaj organizate.
Sigurisht, është shfrytëzuar rasti edhe për promovimin e Kosovës, drejtë anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme sportive. BP" shkruan më tej Pacolli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat