Hollësi të reja për tragjedinë e Lucernit

Kosova

Hollësi të reja për tragjedinë e Lucernit

Më: 3 mars 2013 Në ora: 20:30

Në fshatin Nec të Gjakovës, të dielën në mesditë i është dhënë lamtumira e fundit Vuiktor Berishës, i vrarë pas një zënke të rëndë, që ua mori jetën katër vetave dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur.
Viktor Berisha është varrosur me nderime nga të familjarët, të afërmit dhe bashkëvendësit, sipas ritit katolik.
Familja ka dashur të mbajë sa më larg vetes mediat, duke dashur më shumë qetësi në momentet e rënda që po i kalon familja Berisha.
Ndërkohë, vazhdon interesimi dhe shpalimi i më shumë hollësive për rastin Berisha, i cili pas një mosmarrëveshje, siç thuhet vrau tre veta, plagosi gjashtë, ndërsa mbetet e paqartë rrethana e vrasjes së tij, por që sipas të gjitha gjasave ai u vra nga punëtorët e fabrikës, të cilët kishin filluar ta sulmonin.

Disa nga personat që vrau sipas të gjitha gjasave, ishin aksidentale pasi ai ishte vënë në kërkim të shefit të tij, menaxher në punë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat