Oferta e Brukselit: Status 'special' për veriun?!

Kosova

Oferta e Brukselit: Status 'special' për veriun?!

Më: 11 mars 2013 Në ora: 16:08

Autoriteteve shtetërore të Serbisë, në takimin e sotëm me kryediplomaten evropiane, Catherine Ashton, do t’iu ofrohen “institucione të caktuara qeveritare në veri të Kosovës dhe një lloj statusi special për këtë pjesë”, shkruajnë mediat serbe.

Sipas tyre, pranimi i kësaj oferte, “do t’i hapte rrugën Serbisë për marrjen e datës së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Nëse oferta e Brukselit është e pranueshme për Beogradin, Ashton, më 16 prill do t’i rekomandonte Këshillit të Ministrave që t’i ndajë Serbisë datën për nisjen e bisedimeve për anëatarësim në bllok”, shkruan Tanjug, duke u thirrur në burimet e veta.

Prishtina është shprehur fuqishëm kundër statusit të veçantë për veriun e Kosovës, duke thënë se për gjithë territorin e vendit do të vlejnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës.

Autoritetet shtetërore të Serbisë pritet të takojnë sot në Bruksel baroneshën Ashton. Kjo e fundit, ndërkaq, do të qëndrojë këtë javë në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat