Podujevë, shpërndahen makina qepëse për biznese

Kosova

Podujevë, shpërndahen makina qepëse për biznese

Më: 15 prill 2024 Në ora: 23:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Podujevës ka njoftuar se sot u bë shpërndarja e 20 makinave qepëse kompjuterike dhe 20 makinave qepëse me overlluk, ndërsa pjesa tjetër e pajisjeve shpërndahet ditëve në vijim.

Sipas njoftimit, shpërndarja është bërë në kuadër të projektit "Ngritja dhe Zhvillimi i Bizneseve" nga Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik dhe se është faza e parë e shpërndarjes së mekanizmave për përfituesit në këtë projekt.

Në ceremoninë e shpërndarjes për përfituesit e projektit ishin edhe Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Vigan Salihu.

"Kryetari Bulliqi i uroj përfituesit e projektit, si dhe u zotua para tyre se mbështetja e komunës veçanërisht për bizneset e vogla e të mesme do të vazhdojë", thuhet në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat