Moti i ligë në Hanin e Elezit, shkakton dëme të mëdha

Kosova

Moti i ligë në Hanin e Elezit, shkakton dëme të mëdha

Më: 21 maj 2024 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Moti i lig që kaploi shumë vende të Kosovës ditën e sotme ka shkaktuar goxha dëme, sidomos në sektorin e bujqësisë.

Kokrrat e mëdha të breshrit shaktuar dëme edhe tek veturat e qytetarëve dhe tek shtëpitë e tyre.

E një nga komunat më të prekura është Hani i Elezit.

Qytetari Hajrullah Kalisi, tha në Edicionin Special në Klan Kosova tha se deri më tani dëmet kanë arritur në vlerën e mbi 5 mijë eurove.

“Kemi dëme në mbulesat e serrave. Kemi dëme edhe në pemë, pemë të imëta, sidomos në dredheza”, tha ai.

“E kemi të dëmtuar edhe xhamin e makinës. I kemi të dëmtuar kulmat e dy shtëpive, bile tek vëllai, uji ka hyrë edhe brenda”, tha Kalisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat