Takimi i liderëve për reformën zgjedhore, përfundon pa marrëveshje

Kosova

Takimi i liderëve për reformën zgjedhore, përfundon pa marrëveshje

Më: 15 prill 2013 Në ora: 16:10

Ka përfunduar takimi mes liderëve të partive politike për reformën zgjedhore por pa ndonjë marrëveshje të arritur. Sërish ka mbetur që të diskutohet për më vonë çështja e mënyrës së zgjedhjes së presidentit, përbërja e KQZ-së dhe vendeve të rezervuara për pakicat.

Sipas liderit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë takimit janë hedhur disa ide rreth përbërjes së KQZ-së nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi po që nuk pasur ndonjë arritje të marrëveshjes, ndërsa për vendet e rezervuar Kurti ka thënë se Sllobodan Petroviq, kryetar i Partisë Liberale Serbe ka kërcënuar se nuk do të ketë kalim të reformës zgjedhore në Kuvend nëse vendet e rezervuar nuk vazhdohen edhe për dy mandate të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat