Çeku insiston në zgjidhje paqësore për veriun

Kosova

Çeku insiston në zgjidhje paqësore për veriun

Më: 15 prill 2013 Në ora: 17:46

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se forcat që komandon ai, nuk do të bëjnë përpjekje të dhunshme për të marrë kontrollin e katër komunave me shumicë serbe në veri.

“FSK-ja u shërben të gjithë qytetarëve, pavarësisht përbërjes etnike. Jemi shumë të përkushtuar për rritjen e numrit të serbëve brenda FSK-së. Jam i sigurt se komuniteti serb gradualisht do të ndryshojë qasjen”, ka thënë Çeku për “Nase novine”.

I pyetur nëse në veri të Kosovës mund të ndodhë ndërhyrje ushtarake, Çeku ka thënë se Kosova është e përcaktuar për zgjidhje paqësore të problemit të veriut dhe se mbetet e angazhuar për zgjidhje të tillë.

Serbët e veriut, që nga paslufta, kundërshtojnë autoritetin e Prishtinës zyrtare.

Çeku po ashtu ka thënë se pret që dialogu midis Prishtinës e Beogradit të vazhdojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat