Çeku: Marrëveshja do të lehtësonte procedurat e FSK-së për në NATO

Kosova

Çeku: Marrëveshja do të lehtësonte procedurat e FSK-së për në NATO

Më: 19 prill 2013 Në ora: 13:01

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku ka deklaruar se në rast të arritjes së marrëveshjes mes dy kryeministrave në Bruksel, kjo do të krijonte një klimë pozitive për vendet që nuk e kanë njohur Kosovë, në mënyrë që të lehtësonin procedurat e marrjes së vendimeve në NATO për FSK-në.

“Marrëveshja mendoj që do të krijoj një klimë pozitive për vendet që nuk e kanë njohur Kosovë. Katër vendet që nuk e kanë njohur në kuadër të NATO-së apo pesë në kuadër të Bashkimit Evropian, besoj që do të lehtësoj procedurën e marrjes së këtyre vendimeve në NATO”, ka theksuar ministri Çeku.

Sipas tij, integrimi në NATO është synim i FSK-së, që është shprehur qysh në Deklaratën e Pavarësisë dhe më herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat