Marrëveshja një lëvizje e madhe gjeopolitike

Kosova

Marrëveshja një lëvizje e madhe gjeopolitike

Më: 19 prill 2013 Në ora: 23:08

Gazeta amerikane The New York Times marrëveshjen e vlerëson një moment historik që mund të rrisë stabilitetin dhe që ndihmon të qartësoj rrugën e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Marrëveshja, shkruan gazeta amerikane, do t’u sigurojë komunave me shumicë serbe në veri një autonomi më të madhe në këmbim të njohjes nga Beogradi të pushtetit të Prishtinës për veriun.

Marrëveshja qartësisht përjashton njohjen nga Beogradi të pavarësisë së Kosovës, mirëpo, thekson gazeta, analistët thonë se marrëveshja ishte megjithatë një lëvizje e madhe gjeopolitike pas dekadave të konfliktit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Rreth anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare, gazeta thekson se njëra ndër pikat e marrëveshjes merrej me këtë, mirëpo nuk ishte e qartë nëse kjo përfshinte edhe Kombet e Bashkuara, ku Beogradi e ka kundërshtuar me forcë anëtarësimin e Prishtinës.

Rreth përfitimeve të Kosovës nga kjo marrëveshje, thuhet se ajo do t’i japë fund pasigurisë rreth kufijve të saj, do të ndihmojë në ngritjen e besimit tek investitorët dhe forcojë legjitimitetin e Kosovës si një shtet i pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat