Thaçi informoi Mustafën për marrëveshjen

Kosova

Thaçi informoi Mustafën për marrëveshjen

Më: 20 prill 2013 Në ora: 17:33

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takoi sot kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa të cilin e informoi për rrjedhën e dialogut në takimin e nëntë dhe të dhjetë në Bruksel dhe me marrëveshjen e përafruar nga dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Thaçi theksoi se me këtë marrëveshje është arritur që të ruhet në tërësi Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës dhe ato do të zbatohen në tërë territorin e Kosovës, me çka mundësohet integrimi i asaj pjesë të vendit tonë, dhe janë hapur rrugë për normalizim të raporteve në mes dy shteteve dhe popujve.

Mustafa i dha përkrahje parimore marrëveshjes dhe u pajtuan për mënyrën e procedimit të mëtejmë të marrëveshjes së përafruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat