Ashton: Marrëveshja përcaktoi nivelin e autonomisë për serbët

Kosova

Ashton: Marrëveshja përcaktoi nivelin e autonomisë për serbët

Më: 25 prill 2013 Në ora: 16:52

Në një kolumne të shkruar për të përditshmen me të madhe amerikane, New York Times, lehtësuesja ar e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka thur lavde për kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Ivica Daçiq.

Ajo i ka vlerësuar të dy kryeministrat si liderë që kanë vendosur të ndryshojnë historinë e përplasjeve të përgjakshme.

Derisa ka shkruar për natyrën e marrëveshjes se arritur, Ashton ka thënë se me të është vendosur niveli i autonomisë për 10 mijë serbët që jetojnë në veri te Kosovës

“Në fund ata gjetën gjuhen e përbashkët për niveli në autonomisë që serbët e Kosovës duhet ta kenë. Në vendet e tyre (Kosova dhe Serbia) marrëveshja gjeti mbështetje te gjerë nga spektri politik si në Prishtinë ashtu dhe në Beograd", ka shkruar nder tjerash Ashton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat