SHIK i PDK-së zyrtarizohet në “Vetëvendosje”

Kosova

SHIK i PDK-së zyrtarizohet në “Vetëvendosje”

Më: 26 prill 2013 Në ora: 18:21

SHIK-u i PDK-së e ka marrë në shënjestër “Vetëvendosjen” duke e shndërruar në një adresë ku SHIK-istët duhet të futën brenda, për ta neutralizuar Albin Kurtin.
Ilaz Kadolli njëri ndër krerët e organizatës spiunuese, përkatësisht shef i SHIK/ PDK për rajonin e Prizrenit zyrtarisht është rekrutuar sot në “Vetëvendosje. Deri tani Ilaz Kadolli ishte kryetar i Partisë Socialiste të Kosovës/ PSK. Që nga paslufta ky ka qenë njëri ndër “urithët” kryesor të SHIK-ut të drejtuar nga Kadri Veseli (PDK), e që operonte në Prizren dhe rajone të Kosovës. Ka avokaturën “AVOKAT ILAZ KADOLLI”, adresa “Ibrahim Lutfiu” Nr.16, Prizren. Përveç Ilaz Kadollit zyrtarisht “Vetëvendosjes” i është bashkuar Partia Socialiste e Kosovës/ PSK, e cila në zgjedhjet e fundit lokale, ka fituar pesë ulëse në asambletë komunale në Ferizaj, Therandë dhe Shtërpcë. Partia Socialiste e Kosovës/ PSK në përbërje të kryesisë ka: Ilaz Kadolli (kryetar), Haki Morina (sekretar), Ali Halimi (kryetar i Asamblesë), Emrush Xhemajli (anëtar), Arben Rashkaj (anëtar), Arijana Zejnullahu (anëtare), Atdhe Ahmetaj (anëtar), Ilir Ejupi (anëtar), Mirjeta Selimi (anëtare), Gëzim Gegaj (anëtar).

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat