Kryetari Ahmeti uron për Pashkët Ortodokse - Bota Sot
Kryetari Ahmeti uron për Pashkët Ortodokse

Maqedonia

E diel, 31 korrik 2016

Kryetari Ahmeti uron për Pashkët Ortodokse

Më: 7 maj 2013 Në ora: 07:48

Me rastin e festës së madhe të komunitetit ortodoks, Pashkët, kam nderin e veçantë që në emrin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal, të uroj të gjithë besimtarët ortdoks me dëshirat më të sinqerta për mirëqenie në familjet e tyre.

Dua të shpreh kënaqësinë e veçantë për mundësinë që t’ju uroj këtë festë të madhe edhe anëtarëve të komunitetit në rritje të shqiptarëve ortdoks në Maqedoni që po rikthehet me kurajo drejt rrënjëve të veta.

Festat fetare gjithëmonë na kanë afruar sepse e theksojnë më të mirën tek ne duke promovuar edhe më shumë mirëbesim të ndërsjellë, tolerancë dhe bashkim.

Dëshiroj që Pashkët ortodokse të na gjejnë të gjithëve bashkë në paqë, mirëkuptim dhe ndihmesë të ndërsjellë si dhe me besim edhe më të madh tek Zoti dhe tek vlerat që i përfaqëson çdo religjion.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test