Sot protesta kundër EULEX-it

Kosova

Sot protesta kundër EULEX-it

Më: 27 maj 2013 Në ora: 08:12

Organizatat e dala nga Lufta, sot protestojnë kundër EULEX-it, si reagim ndaj akuzave për krime lufte dhe arrestimeve të disa ish-komandantëve të UÇK-së.

Takimi i protestuesve do të bëhet në Parkingun e Pallatit të Rinise në orën 11:30.

Ditë më parë, Gjyqtari i procedurës paraprake ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh për Grupin e Drenicës, të cilët akuzohen për maltretime ndaj civilëve në burgun e Likocit gjatë qershorit të vitit 1998.

Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi; ish Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku; komandanti i brigadës 111 Jahir Demaku; Zeqir Demaku, Sahit Jashari, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi, janë të akuzuar për krime luftë ndaj civilëve.

Sot pritet që avokatët mbrojtës t’i drejtohen gjykatës, duke ushtruar ankesë në vendimin e saj për arrestin shtëpiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat