Kush e bëri SHIK-un?! Për kë punoi ai?!

Kosova

Kush e bëri SHIK-un?! Për kë punoi ai?!

Më: 7 qershor 2013 Në ora: 18:20

Nuk do të mund të emëroj ndonjë emër që ta quaja baba biologjik të SHIK-ut që ishte krijuar menjëherë pas luftës në kohën e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, por mund të vijmë në përfundim se kjo krijesë nuk ishte krijuar nga patriotët dhe ata që donin të mbronin atdheun nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, por ishte krijuar nga qarqet antishqiptare që kishin për qëllim të neutralizonin të gjithë ata që mendonin se mund të arrihej qëllimi madhorë, çlirimi dhe bashkimi i kombit. Për këtë krijesë do të duhej ta ndanim në disa pika apo kapituj që të mund ta nxjerrim emëruesin e përbashkët e krejt kësaj që tek ne qytetarët mbet si një enigmë që në popull kishte nxitur frikë dhe tmerre.
SHIK-u u krijua me sugjerimin e shërbimeve të fshehta për të pasur në kontroll të gjitha lëvizjet politike brenda Kosovës. Grupi që udhëhoqi dhe bëri puçin brenda UÇK-së e bëri të njëjtën edhe brenda institucioneve të vendit, ky grup u sponsorua nga shërbimi francez që e përcolli Thaçin në gjithë rrugëtimin e tij që nga lufta e deri në ditët e sotme. Kushneri si Përfaqësues Special i OKB-së për Kosovë, si shef i UNMIK-ut i dha bekimin këtij shërbimi sepse pa bekimin e këtyre nuk do të ishte e mundur të vepronte as vetëm një ditë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësia e abonimit është në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat