Të njollosur apo heronj të dështuar!?

Kosova

Të njollosur apo heronj të dështuar!?

Më: 9 qershor 2013 Në ora: 18:36

A po njolloset e komprometohet UÇK-ja apo vetëm po zbulohet imazhi i saj i vërtetë? Këto janë dy pyetjet që shtrohen më ë shpeshti për diskutim ndër shqiptarët e Kosovës, kryesisht. Por, askush sikurse 14 vjet më parë, kur lufta vazhdonte të zhvillohej nuk e vë në diskutim qëllimin e luftës, por sikurse edhe atëherë edhe tani, vazhdojnë të përfolen shumë prej emrave, imazhi i të cilëve ishte i diskutueshëm, gjatë luftës, pas luftës, dhe tani nga proceset gjyqësore.
Ishte vendosmëria gati shkatërruese, e pse jo edhe vrastare, që çoi në likuidimin pas luftës të qindra shqiptarëve, që i bëri njerëzit ngadalë të dorëzohen, ndërkohë që presidenti Rugova kishte ndërruar jetë, përçarjet në LDK, ia dhanë shansin partisë që ishte zhytur apo dyshohej për krimet, ta merrte edhe pushtetin.
Një e kaluar e fituar pa lavdi, po bie më shpejt se sa që kanë mundur ta shpresojnë ata.
Por, natyrisht edhe disa nga të akuzuarit mund të kenë rënë atëherë dhe tani viktimë e lojërave, të atyre që vazhdojnë të kenë fuqinë e tyre në krahun që e udhëhiqnin gjatë luftës, ndërsa sot vazhdojnë të qeverisin dhe të begatojnë pasuritë, njëherë duke sakrifikuar djersët individuale dhe tani atë kolektive. Djersën individuale të mijëra patriotëve shqiptarë e sakrifikuan duke mos i përdorur paratë dhe as armët për qëllimin e deklaruar, luftën e mirëfilltë kombëtare, të bashkuar dhe të vëllazëruar për çlirimin nga serbët!


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësia e abonimit është në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat