Protestë deri në realizimin e kërkesave

Lajme

Protestë deri në realizimin e kërkesave

Më: 11 korrik 2013 Në ora: 08:40

(E plotësuar)- Shoqëria Civile ka kërkuar nga deputetët që të votojnë kundër ligjit që i falë kriminelët. Ata thanë se, nëse deri nesër në mbrëmje do t'i mbledhin 10 mijë nënshkrime kudër projektligjit, ai do të kthehet përsëri në Kuvend, edhe nëse kalon sot.

“Kërkojmë nga deputetët që mos ta votojmë projektligji që i falë kriminelët. Projektligji duhet të ndalohet dhe të hidhët në debat publik”, tha Shpend Kursani.
Edhe Ilir Deda nga Instituti KIPRED, ka kritikuar ashpër projektligjin aktual të amnistisë. Ai tha se peticioni kundër tij do të vazhdojë deri nesër në mbrëmje. “Nëse i mbledhim 10 mijë nënshkrime ne do ta kthejmë prapë në Kuvend këtë Projektligj, edhe nëse ai kalon sot në lexim të dytë”, tha Deda.
Protestuesit po brohorasin “Duam drejtësi, jo amnisti”. Ata janë zotuar se nuk do ta ndalin protestën deri në realizmin e kërkesave të tyre.


OJQ-të nisin protestën
Organizatat joqeveritare janë tubuar para Kuvendit të Kosovës duke protestuar kundër votimit të projektligjit të amnistisë. Ata po kërkojnë kthimin dhe ndryshimin e projektligjit në bazë të kërkesave dhe interesave të qytetarëve.
Protesta do vazhdojë tërë ditën. Ndërkohë organizatat joqeveritare, i kanë nisur dy letra ambasadorëve dhe faktorëve tjerë ndërkombëtarë për të kërkuar mosndërhyrjen e tyre dhe për ta lejuar debatin e nevojshëm për një ligj të tillë si dhe kanë shprehur shqetësimin për përmbajtjen e ligjit i cili i amniston politikanët e korruptuar.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat për protestën e cila pritët të filloi rreth orës 11:00 kundër miratimit të ligjit për amnisti.
Policia është vendosur përreth objektit të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës.

Protestohet kundër ligjit për amnisti

Organizatat joqeveritare sot do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës kundër votimit të projektligjit të amnistisë. Ata do të kërkojnë kthimin dhe ndryshimin e projektligjit në bazë të kërkesave dhe interesave të qytetarëve.

Protesta do të fillojë në orën 11.00 dhe do të vazhdojë tërë ditën. Ndërkohë organizatat joqeveritare, i kanë nisur dy letra ambasadorëve dhe faktorëve tjerë ndërkombëtarë për të kërkuar mosndërhyrjen e tyre dhe për ta lejuar debatin e nevojshëm për një ligj të tillë si dhe kanë shprehur shqetësimin për përmbajtjen e ligjit i cili i amniston politikanët e korruptuar.

Gjithashtu, me iniciativë të organizatave të shoqërisë civile, po nënshkruhet peticioni për ndryshimin e këtij ligji të cilin qytetarët po e nënshkruajnë me vullnet të madh.


Në anën tjetër, një numër i qytetarëve po vazhdon të qëndrojë te Kuvendi i Kosovës natë e ditë, që nga data 6 korrik 2013 me qëllim të sensibilizimit të publikut për dëmin që mund të shkaktojë aprovimi i projektligjit.

Iniciues të kësaj proteste janë qytetarë të shumtë, me vendim nga tubimet dhe diskutimet me bashkëqytetarë tjerë dhe me përkrahje të shoqërisë civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat