Daka: Në veri, OSBE-ja do të ketë rolin e “postierit”

Kosova

Daka: Në veri, OSBE-ja do të ketë rolin e “postierit”

Më: 10 gusht 2013 Në ora: 10:28

KQZ-ja nuk ka qasje në veri dhe për atë arsye është kërkuar ndihma e OSBE-së, e cila do të luajë rolin e ndërmjetësit dhe fizikisht do t’i kryejë disa veprime, të cilat ne, si KQZ, nuk kemi pasur mundësi deri më tani që t’i kryejmë në atë pjesë, ka thënë kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

“Në veri aty ku ne fizikisht nuk mundemi të jemi, do të jetë OSBE-ja. Dhe, këtë mandat e ka duke u nisur nga marrëveshja e parë dhe nga konkluzionet, të cilat janë arritur në Bruksel. Pra, OSBE-ja, aty ku KQZ-ja, nuk mund të jetë fizikisht dhe në shumicën e rasteve do të luajë rolin e postierit sikur ai që ju thashë për pjesën e votimit jashtë Kosovës”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat