Pacolli, kërkesë zvministrave e ministrave të dorëhiqen

Kosova

Pacolli, kërkesë zvministrave e ministrave të dorëhiqen

Më: 12 shtator 2013 Në ora: 12:38

Zv.kryeministri i parë i Kosovës, Behxhet Pacolli me anë të një shkresë i’u është drejtuar të gjithë zëvendësministrave dhe ministrave të cilët janë pjesë e listës zgjedhore, që të paraqesin dorëheqjen e tyre para fillimit të fushatës, bëjnë të ditur zyrtarë të AKR-së.

“Zëvendëskryeministri Pacolli, ka kërkuar nga të gjithë zëvendëskryeministrat dhe ministrant e qeverisë Thaçi që të paraqesin dorëheqjen para fillimit të fushatës, pasi që konsideron se gjatë fushatës nuk mund të japin kontributin e njejtë në punë, dhe në këtë mënyrë duhet ta dorëhiqen”, ka thënë ky burim.

Kërkesën e Pacollit, e ka konfirmuar edhe këshilltari i zvkryeministrit, Jetlir Zyberaj.

“Po, është e vërtëtë”, ka thënë shkurt Zyberaj.

Ndryshe, ministrja e MTI-së Mimoza Kusari- Lila, dorëheqjen e saj e ka paralajmëruar qysh më parë, pasi që pritet që kontributin e saj ta japë gjatë fushatës zgjedhore. Kusari- Lila, synon ta udhëheqë komunën e Gjakovës.

Për dallim nga Kusari- Lila, dorehqjen nga postet e ndryshme e kanë mohuar ministra e kryetar të ndryshëm komunash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat