Hashim Thaçi sot u dorëzua para Fatmir Limajt në Malishevë

Kosova

Hashim Thaçi sot u dorëzua para Fatmir Limajt në Malishevë

Më: 14 tetor 2013 Në ora: 19:15

Hashim Thaçi sot u dorëzua para Fatmir Limajt në Malishevë. Hashim Thaçi me nervozizëm ndërpreu vizitën në Malishevë dhe iku pa u përshëndet me Isni Kilajn, kandidati i PDK-së. Në njoftimin e IQPM-së që mbështetet nga Fatmir Limaj, thuhet se:”Kreu i qeverisë Hashim Thaçi si duket e ka marrë shumë për afër humbjen në Malishevë prandaj po merr mundin çdo ditë të vizitojë këtë komunë. Një vizitë të tillë tentojë ta bëjë sot me datë 14.10.2013. tek komuniteti i biznesit në Malisheve, të cilët e refuzuan plotësisht, e sidomos kur panë se në shoqërim të Kryeministrit ishte edhe Isni Kilaj së bashku me grupin jo formal. Nga ky injorim nga komuniteti i biznesit dhe qytetareve të rastit, Kryeministri e ndërpreu këtë vizitë duke u shfaqur i nervozuar në Isni Kilajn. Hashim Thaçi pa u përshëndetur me Isni Kilajn, u largua me shpejtësi nga Malisheva. IQPM edhe një herë i bënë me dije të gjithë se nuk mundë të ndryshohet vullneti i qytetareve të Malishevës me vizita të tilla dhe me tendenca manipulative, tani më qytetarët kanë marrë vendimin për të përkrahur masovikisht IQPM, dhe nëpër mes votës së lirë do të largojnë nga pushteti këtë grup qeverisës dhe do ta kthejnë qeverisjen tek qytetarët. Kështu është thënë në njoftimin e IQPM-së që mbështetet nga Fatmir Limaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat