I bindur në fitoren e LDK-së

Kosova

I bindur në fitoren e LDK-së

Më: 6 nëntor 2013 Në ora: 14:20

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa shprehet i bindur se partia e tij do të del fituese në garën e balotazhit që do të zhvillohet më 1 dhjetor nw disa komuna.

“Mbështetja e fuqishme që ju dha Lidhjes Demokratike ane mbanë Kosovë na jep forcë të vazhdojmë punën e madhe që kemi bërë bashku me ju dhe na inkurajon të vazhdojmë me vendosshmëri garën e mëtutjeshme për të konfirmuar fitoren edhe në rrethin e dytë”, tha Mustafa.

Sipas tij, LDK-ja ka shënuar një rritje jashtëzakonisht të madhe në nivel të vendit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar një rritje jashtëzakonisht të madhe në nivel vendi. Një numërim prej 98% të votave kumulative të kryetarëve të komunave, tregon një rritje prej 50 345 vota në krahasim me vitin 2009 (rritje prej rreth 30%), dhe një rritje prej 56 634 vota në krahasim me zgjedhjet e vitit 2010.
Para së gjithash, kjo rritje është meritë e qytetarëve të Kosovës, të cilët treguan besim për programet e kandidatëve tanë, dhe ne ju sigurojmë që këto programe do të zbatohen ashtu siç janë premtuar.

Rritja e LDK-së është e konsiderueshme edhe në asambletë komunale, nëse krahasohet me vitin 2009, sepse kemi një rritje prej rreth 21 mijë votash ( 174 872 vota në 2013, në krahasim me 153 813 në vitin 2009). Pra në asamble komunale kemi një rritje prej 14%.

Numërimi i votave për asambletë komunale po vazhdon dhe ne presim rritje edhe më të madhe të votës së LDK-së.

Kjo rritje e LDK-së prej mbi 50 000 votash, përderisa të gjitha partitë e tjera kanë rënie të konsiderueshme të votës, dëshmon fuqinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dëshmon ripërtëritjen e saj të vazhdueshme, rezultat i së cilës, pashmangshëm, do të jetë fitorja në zgjedhjet e ardhshme nacionale”, u shpreh Mustafa.

Ndërsa lidhur me koalicionet në komuna, Mustafa tha se do të konsultohet me anëtar e partisë së tij.
“Kemi menduar, në mbledhjen e kryesisë që do ta mbajmë sot me anëtarët e kryesisë dhe përfaqësuesit e komunave ku jemi në vendin e parë dhe dytë balotazh dhe me të tjerët që nuk kanë hyrë në balotazh në mënyrë që të bashkërendisim aktivitet tona rreth mundësive për koalicione por kryesisht do ti lejmë ato në bazë të vullnetit të degëve dhe specifikave që i kemi në komuna”, tha Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat