S'ka bisedime me qeverinë e Serbisë

Kosova

S'ka bisedime me qeverinë e Serbisë

Më: 9 janar 2014 Në ora: 21:24

Lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL) Skender Destani ka deklaruar se vendimi 1 janarit për rrjet të ri të gjykatave që Preshevën e ka lënë vetëm me njësi gjykate, nuk paraqet plotësim të kërkesave të liderëve politik shqiptar, që në Preshevë si dhe në Bujanoc kanë kërkuar të ketë Gjykata themelore dhe prokurori
Destani i cili është edhe zëvendës kryetar i komunës së Preshevës, të enjten për agjencinë Beta ka thënë se “njësia gjyqësore në Preshevë nuk paraqet asgjë” dhe se kjo nuk mjafton për të vazhduar dialogu mes liderëve politik shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci me Qeverinë e Serbisë, të cilat u ndërprenë në nëntor të vitit të kaluar, transmeton titulli.
Ai ka rikujtuar se dialogu u ndërpre pikërisht për Ligjin mbi njësitë e gjykatave dhe selitë e tyre i cili parashihte një Gjykatë Themelore në Bujanoc.
“Me rrjetin e ri të gjykatave, në Preshevë ka mbetur vetëm Gjykata për kundërvajtje dhe kjo tregon se qëllimi i prurjes së ligjit ka qenë që Presheva të bëhet bashkësi lokale pasi që të gjitha institucionet po barten në Bujanoc ku jetojnë 40 për qind serb, ndërsa në Preshevë jetojnë vetëm 5 për qind serb dhe për këtë arsye nuk kemi Gjykatë Themelore”, ka vlerësuar Destani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat