Thaçi uron komunitetin sportiv të Kosovës

Kosova

Thaçi uron komunitetin sportiv të Kosovës

Më: 13 janar 2014 Në ora: 18:35

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar komunitetin sportiv të vendit, pas lajmit që FIFA ka lejuar Kosovën që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare në futboll me ekipe kombëtare dhe klube.

“Duke e uruar gjithë komunitetin sportiv të Kosovës për këtë avancim të radhës, shpreh bindjen time se në të ardhmen e afërt, FFK do të jetë anëtare e barabartë në UEFA dhe FIFA, me ç’rast edhe modalitetet e vendosura sot do të jenë të pavlefshme".

"Institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë ndihmuese në çdo aspekt të zhvillimit të futbollit dhe të sportit në përgjithësi”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat