Kelmendi: Korrupsioni në Kosovë e ka emrin e Hashim Thaçit dhe qeverisë së tij

Kosova

Kelmendi: Korrupsioni në Kosovë e ka emrin e Hashim Thaçit dhe qeverisë së tij

Më: 2 shkurt 2014 Në ora: 20:53

A po udhëhiqet Kosova nga oligarkët dhe nga njerëz të korruptuar?! Se janë të korruptuar drejtuesit e shtetit tonë thuaja askush nuk e vë më në dyshim. Por, ajo që është thuaja e papritur këtë herë, është se akuza vjen për gjithë Ballkanin thuaja, dhe atë nga një drejtues i lart i shtetit amerikan.
Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry ka deklaruar se në Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe në Ballkan po shkelen aspiratat e qytetarëve, dhe se nën barrën e korrupsionit dhe interesave po i përdorin për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit si dhe të organizatave joqeveritare. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë konferencës për Siguri në Munih të Gjermanisë.
“Fakti është që vërejmë një prirje shqetësuese në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe në Ballkan. Aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarki, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit si dhe të drejtat e organizatave joqeveritare”, kishte deklaruar Kerry.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat