Agim Bahtiri: Kryetari i Mitrovicës do të jetë më i fuqishëm se kryeministri i vendit (Video)

Kosova

Agim Bahtiri: Kryetari i Mitrovicës do të jetë më i fuqishëm se kryeministri i vendit (Video)

Më: 2 mars 2014 Në ora: 09:19

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri të gjitha premtimet thotë se i ka bërë për realizim në këtë mandat politik. Ai nuk synon edhe një mandat, si kryetar i Komunës së Mitrovicës.
“Gjithçka ka me qenë brenda mandatit tim për arsye se mandatin e dytë unë nuk do të jem kryetar”, ka thënë Bahtiri, në emisionin ‘Odeon’.

Agim Bahtiri, Kryetar i komunës së Mitrovicës, thotë se nuk mendon të konkurroj për edhe një mandat të dytë për pozitën që mbanë aktualisht.

Ai thotë se kur dikush e ka mbështetjen e popullit atëher ka gjithçka.

“Një kryetar nuk mund të bëjë asgjë, por në qoftë se e ka popullin me vete, do të shkatërron gjithçka. Dhe unë besoj se popullin e kam me vete dhe unë do të jem prijs i fuqishëm. Beso se kryetari i Mitrovicës do të jetë, më i fuqishëm se kryeministri i vendit”, tha Bahtiri.

Ai tha se Mitrovica do të jetë një revolucion i fuqishëm në zhvillimin ekonomik, dhe se produktet e kësaj komune do të plasohen në tregun evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat