Pritet njohja e Kosovës nga Sllovakia, Rumania dhe Greqia

Kosova

Pritet njohja e Kosovës nga Sllovakia, Rumania dhe Greqia

Më: 19 mars 2014 Në ora: 21:34

Ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch ka thënë se Greqia, Sllovakia e Rumania po ecin drejt njohjes së Kosovës. “Tri nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, janë rrugës për ta bërë këtë, si Greqia, Rumania dhe Sllovakia”, ka thënë ai.

Bosch pret që në një të ardhme të afërt, me qeverinë e re në Serbi, të zgjidhen problemet mes të dyja vendeve. Ambasadori holandez tha që janë duke diskutuar në Bruksel për zgjatjen e mandatit të EULEX-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat