Marrëveshjet Kosovë – Serbi zakonisht ishin në disfavorin e vendit tonë!

Kosova

Marrëveshjet Kosovë – Serbi zakonisht ishin në disfavorin e vendit tonë!

Nga: Diana Bunjaku Më: 16 prill 2015 Në ora: 11:40

Ndonëse Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë Beogradin më 24 prill, megjithatë ai duhej të sillej si një burrë shtetar, në një shtet fqinjë, e jo si një anëtar i OJQ-së.

Thaçi është ftuar në një konferencë që do të mbahet në Beograd nga një Organizatë Joqeveritare Këshilli Rinor për Arsim, me temën: “Integrimi Evropian i Ballkanit Perëndimor”.

Duke folur rreth shkuarjes së z. Thaçi në Beograd Dr. Riza Smaka njohës i çështjeve juridike thotë për “ Bota sot” se kultivimi i marrëdhënieve fqinjësore të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është një lloj i imperativit të kohës.
Sipas tij, shkuarja e z. Thaçi në Beograd do ta kishte kuptimin e mirëfilltë për aq sa do ta mbështeteshin në parimin e reciprocitetit dhe të interesave ndërshtetërore të balancuara.

“ Në ketë vazhdë do të duhej që z. Thaçi të vepronte në të gjitha rastet dhe takimet me përfaqësuesit e shtetit serb, si dhe me të tjerët. Ndryshe deri me tani veçanërisht znj. Edita Tahiri gjatë bisedimeve ndërshtetërore Kosovë –Serbi pothuajse asnjëherë, nuk ishte në nivelin e kërkuar”, thotë Dr. Smaka.

Prandaj edhe së andejmi sipas tij, marrëveshjet Kosovë – Serbi, zakonisht ishin në disfavorin e vendit tonë, veçanërisht referuar fusnotës flamose, pasi në radhë të parë shteti serb, nuk e pranon Kosovën, dhe nga ai pozicion gjithnjë ka vepruar”, thotë Dr. Smaka./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat