Vendet europiane ofrojnë një helikopter për ta çuar Thaçin në Beograd

Kosova

Vendet europiane ofrojnë një helikopter për ta çuar Thaçin në Beograd

Më: 17 prill 2015 Në ora: 12:46

Hashim Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencën për integrime europiane që do të organizohet në Beograd mes datës 23 dhe 25 prill. Por, nga autoritetet e atjeshme kanë ardhur sinjale refuzuese. Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë thënë se ai do të arrestohet nëse shfaqet në kryeqytetin serb.

Mediat serbe kanë bërë të ditur se Thaçit i është ofruar nga disa vende europiane edhe në helikopter për të çuar drejt Beogradit, në mënyrë që të shmangen incidentet eventuale gjatë rrugës.

Por duket se një vizitë të tillë e kanë të vështirë ta pranojnë autoritete në Serbi, të cilët nuk janë të gatshëm që të pranojnë Thaçin atje, për të cilin në Serbi ekziston edhe një flet arrest atje.

Sido që të jetë konfirmimin Komiteti për Arsimim të të Rinjve, që është edhe nikoqire e kësaj konference me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka njoftuar se Thari ka konfirmuar shkuarjen atje.

Ftesa që iu është bërë Hashim Thaçit së fundmi nga kjo organizatë, ka nxitur reagime të shumta në opinionin serb.

Ivica Daçiq, Ministër i Jashtëm i Serbisë ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka çfarë kërkon në Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat