Sonte në Prishtinë, qirinj për viktimat shqiptare në Kumanovë

Kosova

Sonte në Prishtinë, qirinj për viktimat shqiptare në Kumanovë

Më: 12 maj 2015 Në ora: 11:50

Organizata Grupi i Pavarur Studentor - GPS organizon sonte, në Sheshin “Ibrahim Rugpva” në Prishtinë, ndezjen e qirinjve në shenjë përkujtimi të viktimave dhe solidarizimi me shqiptarët e Maqedonisë e veçmas familjarët e viktimave në konfliktin e fundit në Kumanovë.

“Duke parë zhvillimet e fundit që po ndodhin në Maqedoni, e veçmas në Kumanovë , Grupi i Pavarur Studentor, dënon ashpër këto vepra makabre të pushtetit maqedonas dhe njëherësh shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave”, thuhet në njoftimin e GPS.

Pjesëmarrësit në manifestim, që do të mbahet në orën 19:30, gjithashtu do të njoftohen me veprimet e mëtutjeshme të faktorit studentor në lidhje me atë se si mund të ndihmohet popullata shqiptare në Maqedoni në këto çaste të vështira për të, thuhet në njoftimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat