AAK nuk distancohet tërësisht nga Kumanova

Kosova

AAK nuk distancohet tërësisht nga Kumanova

Më: 13 maj 2015 Në ora: 08:20

Përfshirja në konfliktin e armatosur në Kumanovë e disa prej anëtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është konsideruar vetëm si qëndrim individual i tyre nga subjekti opozitar në Kosovë.

Derisa askush në AAK deri në këto momente nuk është distancuar plotësisht nga veprimet e anëtarëve të këtij subjekti, nënkryetari Ahmet Isufi ka thënë se AAK-ja si subjekt nuk ka të bëjë me ngjarje të tilla.

Isufi ka thënë se konsiderojnë që ngjarja që ka ndodhur në Kumanovë ka pasur një rezultat të viktimave, si pasojë e një arsenali të përdorur nga ana e Qeverisë.

Sipas tij, kjo tregon gjendjen jostabile të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat