Haradinaj: Rivarrimi i Isës nuk është provokim, ndërsa i Krajlit Milutin po

Kosova

Haradinaj: Rivarrimi i Isës nuk është provokim, ndërsa i Krajlit Milutin po

Më: 9 qershor 2015 Në ora: 16:07

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se varrosja e Isa Boletinint në vendlindjen e tij nuk është provokim për askënd.
Ai ka theksuar se provokim është shtatorja e Krajlit Milutin në Graçanicë.
Lexoni postimin e plotë:
Varrosja e Isë Boletinit në vendlindjen e tij, në Boletin, nuk është provokim për askënd.
Provokim është shtatorja e Krajlit Milutin, në Graçanicë.
Isa është në shtëpi të vet, pas një shekulli padrejtësish.
Këta që e konsiderojnë provokim vendosjen e eshtrave të Isë Boletinit në oborrin e kullës së tij, duhet ta dijnë se edhe pas një shekulli, e drejta e Isë Boletinit, doli në pah!
Lavdi Isë Boletiniti!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat