Nuland vjen së shpejti në Kosovë

Kosova

Nuland vjen së shpejti në Kosovë

Më: 10 korrik 2015 Në ora: 09:33

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, ta vizitojë Kosovën.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë me dije se gjatë një turneu ballkanik që nis më 11 deri më 14 korrik ajo do të vizitojë Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Serbinë, ku do të takohet me udhëheqësit me të lartë të qeverive dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Në Kosovë dhe në Serbi, në mënyrë të veçantë, ajo do të diskutojë dialogun Kosovë – Serbi dhe progresin në zbatimin e marrëveshjes, së 19 prillit, 2013 të arritur në Bruksel mbi normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat