Mustafa shtroi iftar për përfaqësuesit e BIK-ut

Kosova

Mustafa shtroi iftar për përfaqësuesit e BIK-ut

Më: 10 korrik 2015 Në ora: 21:49

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, shtroi të premten iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, të udhëhequr nga Myftiu Naim Tërnava.

Mustafa i uroi mirëseardhje mysafirëve, ndërsa shprehu respektin e kujdesin e institucioneve të Kosovës për komunitetin mysliman dhe të gjitha komunitetet fetare në Republikën e Kosovës.

Duke folur për vlerat që përfaqëson muaji i shenjtë i Ramazanit dhe agjërimi gjatë këtij muaji, Mustafa theksoi se kjo është periudhë e reflektimit dhe e përkushtimit për vlerat e humanizmit, solidaritetit, paqes e tolerancës.

Kryeministri veçoi harmoninë ndërfetare në Republikën e Kosovës, si një prej karakteristikave të shoqërisë kosovare dhe vlerave të krijuara ndër shekuj nga populli i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat