Nuland: Më mirë themelojeni vet Gjykatën sesa OKB-ja

Kosova

Nuland: Më mirë themelojeni vet Gjykatën sesa OKB-ja

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 20:24

Ndihmës sekretarja e shtetit amerikan Victoria Nuland ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të zhgënjyer kur nuk janë votuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Në një intervistë për transmetuesin publik Nuland tha se themelimi i Gjykatës do ta ndihmojë edhe SHBA-në në mënyrë që Kosova të ecë përpara.

“Është shumë me rëndësi që të themelohet Gjykata dhe shpresoj se do të ketë edhe një votim tjetër për këtë para pushimeve verore”, ka thënë Nuland.

Ajo po ashtu ka thënë se nëse Kosova nuk e krijon vet Gjykatën, atë do ta bëjë OKB-ja dhe se marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare mund të vihen në pikëpyetje

“Ne nuk duam që të ndodhë kjo sepse ne duam që Kosova të ecë përpara me Evropën dhe me neve”, ka thënë Nuland.

Ajo ka folur edhe për korrupsionin si dhe dialogun me Serbinë.

Nuland tha se nëse Kosova dëshiron që të ketë investime nga jashtë atëherë duhet të luftohet korrupsioni.

Zyrtarja amerikane ka folur edhe për terrorizmin ku sipas saj Kosova ka marrë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat