Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Kosova

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 21:32

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion relativisht të lartë.
Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë fillimisht nga veriperendimi dhe më pas ,në pjesën e dytë të javës era do të fryjë drejtimesh të ndryshme , shpejtësia e së cilës do të arrijë nga 1-7m/s.

Vendet bregdetare të Shqipërisë do të jenë në ndikimine masave të ngrohta të ajrit dhe kthjellimeve . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 33-37 gradë Celsius.

Evropa

Në bazë të parashikimeve numerike dhe imazheve satelitore, Evropa do të ndikohet nga një mot me temperatura të larta, kryesiht në Gadishullin Iberik dhe Ballkanin. Po ashtu mot kryesisht i kthjellët dhe vranësira të shpërndara do të mbajë edhe në Europën Qendrore dhe atë Juglindore, derisa Gadishulli Skandinav do të dominohet kryesisht nga vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut. Kurse pjesa lindore e Kontinentit do të shoqërohet nga erërat e forta të cilat do të përcillen me rebeshe shiu. /Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat