Gruaja Demokratike e PDK-së viziton shkollat të cilat mbajnë emrat e personaliteteve femra të shquara të kombit

Kosova

Gruaja Demokratike e PDK-së viziton shkollat të cilat mbajnë emrat e personaliteteve femra të shquara të kombit

Më: 9 shtator 2015 Në ora: 13:48

“Në asnjë epokë kohore, kombit tonë nuk i munguan gratë e guximit, dijes, humanizmit e sakrificës, andaj edhe tempujt e diturisë sot mbajnë emërtimet e tyre” tha kryetarja e Gruas Demokratike të PDK-së gjatë vizitave që u bëri shkollave në Mitrovicë që mbajnë emrat e personaliteteve femra

Një delegacion i kryesisë së Gruas Demokratike të PDK-së, të prirë nga kryetarja Justina Shiroka-Pula, gjatë ditës së sotme në Mitrovicë ka vizituar disa nga shkollat që mbajnë emrin e personaliteteve femra të shquara të kombit. Delegacioni ka takuar drejtuesit e Shkollës Stimuluese per Edukim-Arsim te Posaqëm(Special) “Nëna Terezë”, duke përgëzuar për punën e veçantë dhe me përplot sakrificë në edukimin e brezave të rinjë me nevoja më të veçanta. “Shkolla juaj mbanë emrin e humanistes së madhe Nëna Terezë dhe ju mre krenari po vazhdoni misionin e saj” tha Puka.

Gjatë takimit me drejtuesit e Shkollës së Mesme të Ulët “Elena Gjika”, kryetarja Pula inkurajoi personelin e shkollës për punë të vazhdueshme në mësimdhënie për ta nderuar figurën e shquar kombëtare Elena Gjika. “Dinamika e jetës na është bërë e tillë, ku kërkohet edukim e arsimim i vazhdueshëm për të zënë kohën dhe shoqëritë e vendeve të zhvilluara” tha Pula.

Delegacioni gjithashtu ka takuar edhe drejtuesit e Shkollës së Mesme të Ulët të Muzikës “Tefta Tashko”. “Muzika është gjuha që na bashkon të gjithëve, andaj sa më shumë ta kultivojmë këtë vlerë aq më të bashkuar jemi. Brezi i ri po frymon me këtë zë” tha në takim kryetarja Pula.

Delegacioni i Gruas Demokratike të PDK-së gjatë këtyre vizitave për këto shkolla ka dhuruar komplete librash e partitura muzikore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat