Gecaj: Miratimi i MSA-së, një hap i rëndësishëm

Kosova

Gecaj: Miratimi i MSA-së, një hap i rëndësishëm

Më: 2 nëntor 2015 Në ora: 12:27

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka uruar qytetarët e Kosovës për miratimin e Marrëveshjës për Stabilizim Asocim nga Kuvendi i Kosovës.

Gecaj ka thënë se miratimi i MSA-së është një hap i rëndësishëm për Kosovën.
“Urime populli i Kosovës
Sot u miratua Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, një hap ndër më të rëndësishmit për shtetin dhe popullin e Republikës së Kosovës - URIME.
Megjithate, për arësye të pastra politike, një pjesë e parlamentarëve lëshoj sallën duke u shndërruar kështu në Euro-Skeptik, pra duke krijuar edhe tek ne taborrin e kundërshtarëve të integrimeve evropiane”, ka shkruar Gecaj në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat