Thaçi: Veprimi nihilist i opozitës nuk e zbeh MSA-në

Kosova

Thaçi: Veprimi nihilist i opozitës nuk e zbeh MSA-në

Më: 2 nëntor 2015 Në ora: 12:49

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kovoës, Hashim Thaçi ka reaguar pas lëshimit të sallës gjatë votimit të MSA-së së Kuvendit të Kosovës nga partitë opozitare.

Këtë veprim të opozitës, Thaçi e ka quajtur veprim nihilist dhe ka thënë se kjo nuk e zbeh aspak rëndësinë e kësaj arritje historike të vendit tonë në politikën e jashtme

“Urime të gjithëve për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, të parës marrëveshje kontraktuale mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo ngjarje e gëzuar shënon një sukses të shumëpritur për Kosovën në përmbushjen e aspiratave të popullit tonë për integrim në Bashkimin Evropian. Shpreh keqardhjen për largimin e partive të opozitës nga salla gjatë procesit të votimit por gjithsesi jam i bindur se ky veprim nihilist nuk e zbeh aspak rëndësinë e kësaj arritje historike të vendit tonë në politikën e jashtme”, ka shkruar Thaçi në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat